Historia Jonë
Ju e keni dëgjuar emrin, por cila është historia? Këtu në Bear jemi një libër i hapur apo ndoshta një palë lidhëse të pazgjidhura këpucësh?
Gjithsesi le të njihemi & të tregojmë pak më tepër për mënyrën sesi ne punojmë.
Origjina Jonë
Për një marrëdhënie që të jetë e suksesshme, gjithmonë duhet të njihni njëri - tjetrin, saktë? Kështu që ne jemi shumë të lumtur që po na jepet kjo mundësi për tu shprehur sadopak. Bear është krijuar në vitin 2019 nga 3 studentë, të cilët e filluan si një ide momentale & më pas vendosën të krijojnë një account për rishitjen e produkteve autentike jo shumë të aksesueshme për tregun shqiptar në atë kohë. Që prej atij momenti falë suportit tuaj të përkthyer në blerje, sot jemi shumë të lumtur që jemi pranë klientëve çdo ditë për të sjell produkte të reja & për të guxuar në tendencat e fundit të modës.
UBear
Mendojmë se & për UBear duhet të keni dëgjuar sadopak, apo jo?
UBear lindi si një ide për të “pastruar” garderobën nga rrobat që nuk përdoreshin kurrë & për ti shitur ato në një çmim minimal. Rezultoi e suksesshme!🥳
Jo vetëm rrobat e Bear Team filluan të shiteshin por edhe të shumë klientëve të cilët ishin blerës në Bear Shop më parë.
Jemi shumë të lumtur që çdo ditë japim kontributin tonë, sado të vogël, në planetin TOKË 🌍.